KRRE i dha licencat e para për sistem të baterive për deponim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse

Data:

Shpërndaje:

Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) i dha licencat e para për sistem të baterive për dpeonim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse kompanisë “Energo solar sistemi”.

Siç informoi KRRE, bëhet fjalë për dy sisteme baterish me fuqi të përgjithshme instaluese prej 2600 kilovatësh, të instaluara në përputhje me dy elektrocentralet e ndryshme fotovoltaike të cilat tashmë janë ndërtuar dhe janë funksionale.

Kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski thekson se dhënia e këtyre licencave në të cilat janë përfshirë sistemet e baterive për dpeonin të energjisë elektrike “e shënon fillimin e një cikli të ri investues në energjetikë”.

“Vendosja e baterive në praktikë do të thotë tranzicion i përshpejtuar energjetik përmes krijimit të një sistemi të qëndrueshëm, efikas dhe ekologjik në vend. Në KRRE presim numër të madh të pronarëve të FEC të parashtrojnë kërkesa për instalim të ‘storixhi’, por gjithashtu presim interesim të paraqesin edh ekompanitë të cilat do të ishin operatorë të pavarur të deçonive vetëm me sisteme baterish. Përdorimi i baterive do të kontribuojë për funksionim të sigurt dhe të besueshëm të sistemeve, ndërsa njëkohësisht edhe për treg ekonomik më të sigurt dhe më efikas energjetik. Ata mund t’i ofrojnë shërbime operatorit të sistemit elektroenergjetik për balansim të së njejtit, si dhe mirëmbajtje të parametrave të caktuar të rrjetit në kufij të caktuar. Deponimi i energjisë në periudha kur ka tepricë dhe shfrytëzimi i saj në periudha kur nevojat për energji elektrike rriten, pritet të ndikojë edhe ndaj uljes së shpenzimeve të përgjithshme në sistem”, thekon Bislimovski.

Kushtet, procedura dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrje të licencës për deponim të energjisë elektrike janë rregulluar në Ligjin për energjetikë dhe Rregullores për licenca

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...