Kroatët bojkot marketeve, furrave dhe pompave të benzinës, për shkak të shtrenjtimeve

Data:

Shpërndaje:

Në Kroaci ka nisur bojkoti i dyqaneve, rrjeteve të shitjes me pakicë dhe pikave të karburantit për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Iniciativa është nisur dhe është përkrahur përmes rrjeteve sociale, mbështetur nga Qendra Evropiane e Konsumatorit, por ndërkohë ajo mbështetet edhenga kompanitë e mbrojtjes së konsumatorëve, sindikatat, partitë politike, madje edhe vetë ministri i ekonomisë.

Kjo nismë nisi me mesazhet që u shpërndanë në rrjetet sociale ditët e fundit. “Më 24 janar, ka një bojkot në Kroaci kundër çmimeve të larta të ushqimeve.”

Njerëzve u kërkohet të mos blejnë asgjë atë ditë, absolutisht asgjë. “Përgatituni për atë ditë sikur të ishte e diel”, thuhet në mesazhe.

Të dhënat tregojnë se çmimet e konsumit në Kroaci u rritën me 4.5 për qind në dhjetor 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, që është rritja më e lartë që nga maji. Kroacia është ndër tre vendet e BE-së me inflacionin më të lartë, pas Rumanisë (5.5 përqind) dhe Hungarisë (4.8 përqind).

Ministri i Ekonomisë, Ante Šušnjar, e përkrahu iniciativën dhe theksoi se Qeveria po punon për zgjerimin e listës së produkteve me çmime të kufizuara. Ndërkohë bojkotin e mbështetën edhe partitë opozitare, të cilat kritikuan qeverinë se nuk po bën asgjë për të kontrolluar inflacionin.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritet çmimi naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave...

Eko Fluid në Forumin e Biznesit: Ekonomia qarkulluese është e ardhmja

Kompania Eko Fluid, përmes drejtorit ekzekutiv, dr. Besnik Ademi, mori pjesë në punëtorinë e parë me temë “Inovacioni,...

Mickoski: Premtuam rritje të pensioneve për 5,000 denarë, i rritëm për 7,000 denarë! Tejkaluam premtimin

Rritja e pensioneve mbetet një nga masat kryesore sociale të Qeverisë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski pohon se ajo...

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë

Kompanitë e sektorit privat tani mund të fillojnë të paguajnë kompensimin vjetor të pagës (K-15), me shumën minimale...