Krijuesit në Facebook mund të fitojnë para nga tregimet e tyre

Data:

Shpërndaje:

Meta ka nisur një iniciativë të re për të motivuar përdoruesit të krijojnë përmbajtje dhe të ndajnë fotografi dhe video në Facebook.

Meta ka njoftuar se krijuesit në programin Content Monetization të Facebook tani mund të fitojnë para duke i lejuar njerëzit të shohin Facebook Stories të tyre.

Duke marrë parasysh mënyrën e thjeshtë të publikimit të përmbajtjes, Stories përfaqëson një mundësi mjaft të lehtë për krijuesit që të fitojnë shtesë nga përmbajtja që publikojnë në Facebook.

Mundësia për të fituar nga Stories është e disponueshme në të gjithë botën, e bazuar në performancën e postimeve, dhe Stories duhet të jenë të hapura për publikun që të mund të monetezohen. Krijuesit që ende nuk janë pjesë e programit Content Monetization mund të aplikojnë përmes faqeve të internetit të Metës.

Ky mënyrë e re pagese është vetëm përpjekja më e fundit e Metës për të nxitur krijuesit që të publikojnë përmbajtje në Facebook në vend të Instagram ose aplikacioneve të tjera. Në janar, kompania prezantoi programin e bonuseve, i cili ofron 5000 dollarë për krijuesit që tashmë kanë një prani në një platformë tjetër të mediave sociale, për të publikuar një sasi të caktuar fotografish dhe videosh në Instagram dhe Facebook.

Koha e prezantimit të programit tregon qartë se Meta dëshiron të tërheqë krijuesit që do të humbin shpejt qasjen në TikTok. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump përkohësisht “shpëtoi” rrjetin social, duke i dhënë kohë krijuesve për të vepruar, por Meta po përpiqet ta shfrytëzojë kaosin në maksimum. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...