“Kreditë e shpejta”, hetim ndaj 43 personave që kanë marrë pjesë në mashtrimin e qytetarëve

Data:

Shpërndaje:

Kallëzime penale ndaj 43 personave të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë përfituar pasuri në vlerë prej mbi tre milionë denarë. Ata kanë marrë pjesë në skema të shumta mashtrimi të qytetarëve me “kredi të shpejta” përmes veprimeve të ndryshme të mashtrimit kompjuterik, falsifikimit të dokumenteve dhe keqpërdorimit të të dhënave personale. Si në film, disa kanë falsifikuar të dhënat për punësim të personave të papunësuar, duke i paraqitur si të punësuar dhe të aftë për kredi dhe në bazë të këtyre të dhënave kanë nxjerrë të holla nga kompanitë për kredi. Për këtë i ka ndihmuar edhe një zyrtar i punësuar në Fondin e sigurimit shëndetësor i cili u ka vënë në dispozicion fonde, përkatësisht numrin e vetëm shëndetësor i të siguruarit që e ka siguruar më parë përmes kompjuterit të tij nga sistemi elektronik i Fondit.

“Njësiti për krim ekonomik dhe korrupsion pranë SPB Shkup sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër 43 personave…për katër të dyshuarit, mes tyre edhe një zyrtar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ka nisur hetim për veprat penale – Falsifikim të dokumentit nga neni 378, keqpërdorimi të të dhënave personale nga neni 214-b, mashtrimi kompjuterik nga neni 5 i Kodit Penal, ndërsa të tjerët përfshihen në procedurë me veprime individuale të ndihmës dhe kryerjes së përbashkët, në çdo rast veçmas“, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Të dyshuarit kanë përdorur të dhëna personale të personave të tjerë, kanë bërë dokumente false dhe kanë falsifikuar dokumente me qëllim që këto dokumente t’i përdorin si të vërteta.

“Duke vendosur të dhëna të rreme në sistemet e informacionit të dhjetëra kompanive të ndryshme “kredi të shpejta”, si dhe duke falsifikuar nënshkrimet elektronike, kanë marrë hua në emra të të dëmtuarve pa dijeninë e tyre, duke krijuar detyrimin për personat që të shlyejnë gjoja mjetet e marra”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Personat e dyshuar të dhënat i kanë përdorur për të marrë disa kredi nga kompani të ndryshme për vetëm një ditë, me çka kanë realizuar pasuri të patundshme në vlerë prej disa milionë denarëve. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...