Kredia për shtëpi arrin rekord të ri, u dhanë 545 milionë euro në 2024

Data:

Shpërndaje:

Kredia për shtëpi u rrit për të pestin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 54.9 miliardë lekësh ose rreth 545 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar. Kredia e re për banesa u rrit me 13% krahasuar me vitin 2023.

 

Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2024 arriti në pothuajse 208.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 15.5%. Ritmet e rritjes të portofolit të kredisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 6.3% të vitit të mëparshëm.

Normat e ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi në dy vitet e fundit të dominohen nga monedha vendase. Kjo tendencë u thelluar edhe më shumë në 2024. Kredia e re për shtëpi në lekë vitin e kaluar arriti në 40.9 miliardë lekë, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 74% të vlerës së re të disbursuar në kredi për shtëpi.

Kredia në euro pësoi një rënie të mëtejshme në 14 miliardë lekë, 24% më pak krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, rënia e kredisë në euro është ndikuar edhe nga efekti negativ i kursit të të këmbimit dhe vazhdimi i mbiçmimit të lekut.

Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi ka shënuar një rritje të fortë në vitet pas pandemisë. Në periudhën kohore 2021-2024, sektori bankar ka dhënë më shumë se 189 miliardë lekë kredi të reja për blerjen e banesave nga familjet shqiptare. Kjo shumë është dy herë më e lartë krahasuar me katërvjeçarin e mëparshëm, 2017-2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit

  Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit Çdo megavat i ri...

Muhamet Hoxha: Investimet në energji të pastër sjellin përfitime konkrete për qytetarët

Muhamet Hoxha theksoi rëndësinë e investimeve në teknologji më efikase dhe më të pastra, duke vënë në pah...

Nikollovski: Me guxim po hyjmë në shekullin XXI – investimet e gjelbra janë e ardhmja e vendit

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, theksoi rëndësinë e investimeve moderne dhe të tranzicionit të gjelbër për zhvillimin e...

Mickoski: Mbështesim investimet që nenkuptojnë më shumë energji dhe një mjedis jetësor më të pastër

Do doja  ta shfrytëzoj këtë rast për ta uruar pronarin e këtij objekti, i cili së shpejti, sot...