Konsumi favorizon mallrat e luksit, importet e orëve dhe bizhuterive të çmuara në rritje të shpejtë

Data:

Shpërndaje:

Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi në disa artikuj luksi shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit.

P.sh. importi i orëve vitin e kaluar shënoi rritje me rreth 32%. Që kur dolën në qarkullim celularët, orës i “humbi” funksioni kryesor si tregues i kohës. Më së shumti tani orët, ato të markave të njohura, përdoren si bizhuteri, që tregojnë një lloj statusi shoqëror.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 vlera e orëve të importuara arriti në 752 milionë lekë, një vlerë e përafërt me 7,5 milionë euro, me një rritje 32.6% në raport me vitin 2023.

Në pesë vitet e fundit, importi i orëve është dyfishuar në një kohë që popullsia vendit u tkurr me rreth 420 mijë persona ndërmjet dy censeve 2011-2023.

 

 

Gjithashtu, rritje të fortë më 2024 panë edhe importet e perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive. Vitin e kaluar u importuan 6,8 miliardë lekë (68 milionë euro) nga këta artikuj me rritje 34.4% në raport me vitin 2023.

Në 5 vitet e fundit, importet e gurëve të çmuar dhe perlave janë rritur me 3.4 herë.

Ekonomia shqiptare vetëm vitin e kaluar nxori jashtë vendit rreth 75 milionë euro për blerjen e mallrave të luksit të tilla si orë dhe bizhuteri.

Rritja e importeve për mallrat e tjera ishte më e ulët, mesatarisht 8%, por në artikujt e luksit rritja e importeve ishte më shumë se katër herë me lartë.

Struktura e konsumit në vend po zhvendoset nga mallrat e luksit edhe sipas disa treguesve të tjerë të brendshëm.

Agjencitë imboliare kanë nisur të shesin shtëpi luksi “pent house” me ankand me çmime që kalojnë mbi 6 mijë euro për metër katror. Teksa oferta e banesave të luksit rritet, kërkesa ndaj tyre mbetet e lartë.

Animi i konsumit nga mallrat e luksit, tregon se rritja ekonomike e vendit gjithnjë e më shumë po shpërndahet në mënyrë jo të barabartë.

Teksa të pasurit bëhen më të pasur, disa shtesa shoqërore si popullsia në zonat rurale dhe pensionistët, mbeten të ekspozuar ndaj varfërisë së lartë.

Në vitin 2023 Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë me 42 për qind të saj. Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Shqipëria si një vend në zhvillim vazhdon të vuajë nivelin e lartë të korrupsionit dhe një model ekonomik që nuk është i bazuar në aftësi dhe sektorë që sjellin paga të larta. Kjo situatë po bëhet shkak për emigrim të vazhdueshëm, sidomos për moshat e reja./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...