Kompania hungareze 4iG pas Shqipërisë dhe Malit të Zi paralajmëron shërbime aktraktive të telefonisë celulare në RMV

Data:

Shpërndaje:

Kompania hungareze 4iG paralajmëron se nësefiton licencë për frekuencë për një operator të tretë celular, do të fillojë të ofrojë shërbime në tregun e Maqedonisë deri në fund të vitit 2026. Në kumtesë Grupacioni sot theksoi se rritja e konkurrencës do të sjellë edhe çmime më të ulëta.

Pal Zarandi, Drejtor për strategji, mobile dhe 5G në 4iG, deklaroi se tashmë disa muaj punojnë në përgatitjet dhe krijimin e partneriteteve fillestare në treg.

“Sapo të marrim licencën, do të kalojmë në investime intensive dhe përgatitje për lançimin komercial”, tha Zarandi në një deklaratë me shkrim.

Ai thekson se grupacioni hungarez 4iG është aktualisht lideri i tregut në Shqipëri, dhe gjithashtu po operon në mënyrë aktive në Mal të Zi. Ka të ardhura prej 1,8 miliardë euro dhe mbi 10 milionë përdorues. Avantazhi kryesor i 4iG, thotë Zarandi, është se nuk është vetëm një kompani telekomunikacioni, por edhe një kompani e orientuar drejt IT-së, kështu që mund të zgjerojë shërbimet e saj në tregun e Maqedonisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Qeveria: Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë, ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut në gusht të vitit 2026 ka arritur në 2.6%, ndërsa në të njëjtin...

DZZHTI: Rritet interesi për investim në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro,...