Ka gjasa të mbyllen disa markete! Inspektorati i tregut zbuloi parregullsi

Data:

Shpërndaje:

Inspektorati i Tregut ka konstatuar parregullsi në markete dhe objekte të tjera të shitjes me pakicë në mbarë vendin. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës, Marjan Ristevski, janë zbuluar shkelje në etiketimin e produkteve me çmime të reduktuara, marzhet dhe çmimet. Javën e ardhshme do të shqiptohen gjoba, ndërsa për shkeljet më serioze është e mundur edhe mbyllja e marketeve.

“Ka parregullsi në etiketimin e produkteve me zbritje, në përcaktimin e marzheve, çmimeve, në evidencën kontabël… Javën e ardhshme do të shqiptohen gjoba për më të pa disiplinuarit, sipas ligjeve me të cilat operon inspektorati shtetëror, por dua të theksoj se në ligjin për tregti, një nga masat më të reja është mbyllja e disa marketeve”, tha Marjan Ristevski

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...