iPhone-t do të ndryshojnë, çfarë parashikon Apple për 3 vitet e ardhshme

Data:

Shpërndaje:

iPhone 17 pritet të dalë në vitin 2025, i cili do të ketë një ndryshim të vogël në pjesën e pasme, konkretisht në kornizën që strehon kamerat.
Apple pritet të ndryshojë dizajnin e modeleve të saj të reja dhe të miratojë një kornizë të ngjashme me atë që kemi parë prej vitesh në Google Pixel.

Megjithatë, sipas thashethemeve që qarkullojnë, ndryshimet e mëdha në pamje do të fillojnë në vitin 2026.
iPhone-ët që do të vijnë në vitin 2026 do të ofrojnë Face ID nën ekranin OLED dhe kamera selfie do të jetë në krye si një “notch”, e cila ka qenë e pranishme edhe në Android për vite me radhë, sipas Digital Chat Station.

Megjithatë, në vitin 2027, gjatë 20- vjetorit të saj, Apple do të bëjë ndryshimin e saj më të madh. Si pjesë e përvjetorit, gjigandi teknologjik do të ofrojë një ekran mbresëlënës pa kornizë, ndërsa Face ID dhe kamera selfie do të jenë të fshehura nën panel. Kjo do të thotë se do të flasim për një telefon inteligjent me ekran të plotë, i cili duket sikur do të jetë i gjithi prej xhami.

Sa i përket modeleve të këtij viti, pritet të lançohen iPhone 17, iPhone 17 Air, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max. Apple pritet gjithashtu të zbulojë iOS 19 në qershor gjatë Konferencës Botërore të Zhvilluesve 2025 (një konferencë e teknologjisë së informacionit e organizuar çdo vit nga Apple).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...