Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit 5 vite përpara se të shfaqet

Data:

Shpërndaje:

Studiuesit nga Massachusetts Institute of Technology kanë zhvilluar një sistem të avancuar të quajtur Mirai, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar rrezikun e ardhshëm të zhvillimit të kancerit të gjirit, bazuar në mamografitë e pacientëve.

Si funksionon Mirai:

Fillimisht, imazhet e mamografisë përpunohen përmes një sistemi që i kodon dhe i përmbledh ato me imazhe të tjera.
Më pas, faktorët tradicionalë të rrezikut parashikohen përmes modeleve ekzistuese ose vlerësohen nëse mungojnë.
Të dhënat përdoren për të llogaritur rrezikun individual të pacientes për secilin nga pesë vitet e ardhshme.
Modeli ka treguar rezultate premtuese dhe një performancë të qëndrueshme në grupe të ndryshme racore, në kategori të ndryshme të dendësisë së gjirit dhe në grupe të ndryshme moshe.

Mirai dallon nga modelet tradicionale sepse jep një vlerësim më të saktë dhe të personalizuar, duke marrë parasysh si imazhet e mamografisë, ashtu edhe të dhëna të rëndësishme si mosha dhe historia familjare e pacienteve.

Pasi u testua në spitale në SHBA, Suedi dhe Tajvan, Mirai arriti të identifikojë pothuajse dyfishin e rasteve të kancerit që mund të zhvillohen në të ardhmen, krahasuar me sistemet aktuale. Tashmë, ekipi i MIT po bashkëpunon me spitale në mbarë botën për të sjellë këtë teknologji në përdorim të përditshëm – duke ndihmuar në zbulimin më të hershëm të kancerit dhe shmangien e ekzaminimeve të panevojshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...