Inspektorati u vuri drynin 8 marketeve, nuk respektuan vendimin për marzhen

Data:

Shpërndaje:

Çelës në derë për tetë farmaci dhe tregje të fruta-perimeve të importuara. Me urdhër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ato do të mbyllen për 15 ditë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhës. Në disa prej tyre, inspektorati ka gjetur marzhë të lartë deri në mbi 70 për qind. Drejtori i Inspektoratit të Tregut Vllatko Stojkoski, thotë se inspektorët deri më tani kanë shkruar gjoba në vlerë prej 42 mijë eurosh, ndërsa 30 raste janë duke u përpunuar dhe po bëhen analiza të hollësishme.

“Në tre markete, një farmaci dhe tre importuesit më të mëdhenj të perimeve dhe frutave, së bashku me inspektorët, konstatuam marzhë të lartë deri në 70 për qind”, deklaroi Vlatko Stojkoski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Inspektorët kanë vërejtur lëshime edhe në dyqane të tjera.

“Marzhë nga 5 deri në 20 për qind në markete për produktet në qarkullim, mbi 30 për qind produkte më pak në qarkullim dhe produkte jo ushqimore, higjienike, ushqim për fëmijë e kështu me radhë. Ndërsa në rastin e importuesve, marzhat e fitimit bruto janë përcaktuar për importet në faturë në treg lirshëm mund të them 30 deri në 50 për qind”, tha Vlatko Stojkoski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Stojkoski thotë se të gjitha bizneset e vogla dhe subjektet e mëdha që shesin me pakicë çmimet e produkteve do të duhet t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit dhe t’i përditësojnë ato çdo ditë. Gjoba për mosrespektimin e ligjit lëvizin nga 500 deri në 10,000 euro në varësi të madhësisë së objektit, si dhe ndalim pune 15 ditë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut u bën thirrje të gjithë qytetarëve që vërejnë parregullsi të denoncojnë në numrin e telefonit në Inspektoratin e Tregut ose në faqen e internetit. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...