INRM kryen lexim mujor të njehsorëve

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 4 mars – Komisioni Rregullator për Energjetikë të kryejë ndryshime të Rregullave për furnizim me energji elektrike dhe të vendosë lexim të detyrueshëm mujor të njehsorëve, kërkon Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë (INRM).

Siç bëri të ditur sot INRM, me vendosjen e bllok-tarifave më 1 korrik 2022 KRRE kreu ndryshim të Rregullave për furnizim me energji elektrike, duke paraparë lexim tremujor në vend të leximit vjetor të njehsorëve. Ky ndryshim, bëjnë të ditur, ishte rezultat i ankesave të shumta nga konsumatorët për lexim paushall e cila nuk korrespondon me konsumin real.

“KRRE ka obligim të mbrojë të drejtën e konsumatorëve për pagesë të drejtë sipas konsumit aktual të energjisë elektrike. Leximi duhet të bëhet çdo muaj, siç parashikohet për të gjitha kategoritë e tjera të lidhjeve në sistemin tarifor të shpërndarjes. Shitja e rrjetit të shpërndarjes së EVN-së është motivuar nga nevoja për modernizim dhe investime, duke përfshirë futjen e njehsorëve digjitalë me lexim automatik dhe në distancë. Kjo duhej të siguronte faturim mujor bazuar në konsumin aktual, për të reduktuar gabimet dhe për të përmirësuar faturimin. Prandaj, KRRE duhet të ndryshojë Rregullat e Furnizimit me Energji Elektrike dhe të vendosë lexime të detyrueshme mujore të njehsorëve!”, qëndron në kumtesë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...