Hekurudha Durrës-Tiranë pritet të përfundojë tërësisht në vitin 2026”

Data:

Shpërndaje:

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe modernizimit të rrjetit hekurudhor që synon përmirësimin e transportit dhe rritjen e efikasitetit në transportin publik.

Një nga projektet më të rëndësishme është modernizimi i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, e cila do të mundësojë lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt midis dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, dhe do të përmirësojë qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve.

Administratori i rrjetit hekurudhor në jug të vendit Dritan Spahiu, ka thënë në emisionin GDP në SCAN tv, se në 2026-ën, ky projekt do të jetë tërësisht i përfunduar.

“Projekti ecën mjaft mirë, por duke pasur parasysh disa veçori, pasi është hera e parë që ne do të kemi tërësisht të elektrifikuar, ka patur disa çështje shpronësimi që tashmë janë zgjidhur në segmentin Tiranë -Rinas, i cili është segment tërësisht i ri. Ka patur disa negociata për të rishikuar kontratën, për shkak të rritjes së çmimit 2-3 vitet e fundit. Gjithashtu është rishikuar kontrata duke përfshirë dhe stacionet. Pra, tashmë do kemi një hekurudhë Tiranë -Durrës, jo vetëm me një trase të re, por me stacione dhe të elektrifikuar. Kjo ka bërë që projekti të ketë disa shtyrje, por besojmë se brenda 2026, ky projekt të jetë tërësisht i përfunduar” – ka thënë Spahiu në GDP

Sfidë e projektit për segmentin Tiranë – Durrës me gjatësi rreth 35 km, sipas Spahiut janë mjetet lëvizëse, pasi kosto është tepër e lartë. Tenderi përfshirë shtesat që janë bërë për ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin, është rreth 120 mln euro.

“Sfida e këtij projekti janë mjetet lëvizëse. Sepse nuk mund të jenë lokomotiva të viteve ’80, por ato do të jenë të elektrifikuara. Porosia e një lokomotive të re shkon në 2-3 mln euro. Dhe për të zgjidhur këtë sfidë, ka disa variante. Kërkohet një angazhim paraprak për mjetet lëvizëse.  N.q.s ne marrim segmentin Tiranë -Durrës, i cili është rreth 35 km, tenderi megjithë shtesat që janë bërë për ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin, është rreth 120 mln euro dhe duhet të theksohet që janë 4 mln euro për një km linjë e modernizuar. Ndërkohë, kemi dhe më të shtrenjta që shkojnë mbi 10 mln euro për 1 km, kjo për hekurudha që kanë shpejtësi 300km/orë’’– shton ai në emisionin GDP.

Spahiu ka theksuar edhe rëndësinë ekonomike dhe gjeo-startegjike të hekurudhës Durrës -Prishtinë si dhe lidhjen me Maqedoninë e Veriut.

“Projektet e tjera që kemi aktualisht: Ka përfundur me sukses projekti i fizibilitetit të Durrës- Prishtinë, ku është zgjedhur varianti më aptimal për lidhjen me hekurudhën aktuale Vorë -Hani I Hotit. Ky është i vetmi projekt që nuk është finnacuar nga BE, por është financuar nga 2 kompanitë shtetërore hekurudhore. Sfidë do të mbetet financimi, por besoj se pavarësisht projektit të fizibilitetit ekonomik, është shumë i rëndësishëm të ndërtohet për shkak të rëndësisë gjeostrategjike që ka”– thotë Spahiu.

I gjithë rajoni ka shtuar administratori i rrjetit hekurudhor në jug të vendit, duhet të integrohet. Shqipëria është përfituese e fondeve, ku gjysma janë grante nga Bashkimi Europian dhe lidhja me RMV është në gjithë projektet e BE-së. /Scan tv/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...