Gonxhja: Krijohen rreth 7 mijë vende pune me paga të mira. TEDA Tiranë, projekti me vlerë 100 mln euro

Data:

Shpërndaje:

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh se TEDA Tiranë është një projekt ambicioz që do të japë mundësi të gjenerimit të rreth 7 mijë vende pune me paga të mira.

Në fjalën e tij gjate ceremonisë së nënshkrimin të marrëveshjes mes “TEDA Tiranë” dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, ministri tha po ashtu se pritet që deri në fund ky investim të arrijë vlerën e gati 100 mln eurove.

Përveç Teda Tirana, Gonxhja tha se do të jerë edhe Durana që pritet të krijojë 5 mijë vende punë.

“TEDA Tiranë është një fryt i bashkëpunimit të qeverisë dhe MEKI dhe bashkisë së Tiranës, falë të cilit një kthim gjigand deri dje një hapësirë djerrë po transformohet në një zonë që që nxit zhvillimin ekonomik dhe teknologjik si dhe punësimin në shkallë të gjëra. TEDA Tiranë nuk është i vetmi projekt ambicioz.

TEDA Tiranë është sot është pjesë e një vizioni dhe realiteti të ri ekonomik që bazohet tek nevoja për prodhim eficent, forcë pune të kualifikuar dhe ekosistem konkurrues.

Shqipëria nuk është më vendi që pret skllavo-pronarë që duan thjesht të shfrytëzojnë punonjësit për dy lekë pagë. Punojmë për jetësimin e politikave ekonomike që mundësojnë krijmin e vlerave të shtuara, më shumë vende puna, ulje të importeve.

Falë këtij investimi që deri në fund pritet të arrijë vlerën e gati 100 mln euro, do të krijojmë kushte për të zhvilluar industri, si ajo automotive, farmaceutike, industri robotike etj. TEDA Tiranë pritet të gjenerojë rreth 7 mijë vende pune dhe me paga të larta.

TEDA Tiranë nuk është e vetmja, do të jetë edhe Durana që do jetë një pol zhvillimi. Mbi 50 kompani vendase dhe të huaja kanë shprehur interes për të qenë pjesë. Durana pritet të krijojë 5 mijë vende punë”, u shpreh ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...