Gjorgjievski: Objektet pa leje do të rrënohen, janë probleme të vjetra 30 vjeçare

Data:

Shpërndaje:

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski theksoi se objektet pa leje nuk janë problem i djeshëm, por rezultat i, siç tha, “mosveprimit të institucioneve për 30 vjet me radhë”.

“Këto nuk janë probleme të para një muaji. Që para pavarësisë, por edhe më pas, u është lejuar personave të caktuar të uzurpojnë tokë shtetërore. Kemi objekte në parqe, parkingje, madje edhe në shtigje këmbësorësh dhe biçikletash, pa asnjë leje”, deklaroi Gjorgjievski në emisionin Top Tema.

Ai bëri një krahasim me blerjen e një automjeti pa dokumentacion.

“Nuk mund të blej unë një automjet pa dokumente. Ndërsa atje janë blerë pa dokumente, janë rishitur pa dokumente dhe në shumicën e rasteve ato objekte janë dhënë me qira. Kjo është e paligjshme dhe unë jam i vendosur të shkoj deri në fund”, theksoi kryetari.

Gjorgjievski informoi se me një pjesë të komunave tashmë janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për veprim të përbashkët, ndërsa kontroll është bërë në Qendër, Çair dhe Karposh. Si shembull ai përmendi objektin pranë Holiday Inn, për të cilin ishte paraqitur kërkesë për legalizim, por që ishte refuzuar nga Komuna Qendër.

“Nuk mund të legalizohet një objekt në bulevard, kjo nuk është në përputhje me ligjin. Po presim të kalojë afati ligjor dhe ai objekt do të hiqet”, tha ai.

Ai theksoi se tashmë është rrënuar një objekt mes Draçevës dhe Pintijës, pavarësisht ankesave të paraqitura. Gjithashtu reagoi ndaj rasteve kur objekte kanë funksionuar pa kontratë me qytetin.

“Nuk mund të ketë restorant për dasma në oborr të një shkolle të mesme. Nuk mund dikush ta japë me qira një objekt një pale të tretë me çmim shumë më të lartë, ndërsa të paktën dy vjet të mos ketë kontratë me qytetin. Atje tashmë po veprojmë”, deklaroi kryetari.

Sa i përket kompetencave institucionale, Gjorgjievski vlerëson se nevojitet ndërhyrje ligjore, pasi, siç tha, aktualisht ekziston një “kakofoni”.

“Kërkesa ime është ose Qyteti i Shkupit të marrë inspektorat ndërtimor, ose ai të centralizohet, që të dimë se vepron një institucion i vetëm. Tani ka hapësirë për manipulime dhe keqpërdorime”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...