Franca do të shohë 109 miliardë euro të investuara në projekte të AI – thotë Macron

Data:

Shpërndaje:

Franca do të shohë 109 miliardë euro të investuara në projekte të AI.

Kështu njoftoi të dielën presidenti Emmanuel Macron, duke e quajtur atë një ndryshim të lojës përpara një samiti global të AI në Paris, përcjell Telegrafi.

Për të promovuar ngjarjen, ai postoi video të rreme të krijuara nga AI në role të ndryshme, duke treguar potencialin e teknologjisë.

Ai e përshkroi investimin si “ekuivalentin për Francën me atë që SHBA ka shpallur me ‘Stargate’”, duke iu referuar programit prej 500 miliardë dollarësh të OpenAI.

“Franca dhe Evropa duhet të jenë në qendër të këtij revolucioni për të kapur çdo mundësi dhe gjithashtu për të promovuar parimet tona”, shtoi ai.

Të hënën dhe të martën, Macron do të presë Samitin e Veprimit të AI në Paris, duke mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive. India do të bashkëkryesojë ngjarjen. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...