Forumi i Biznesit Greqi – Maqedonia e Veriut në Odën Ekonomike

Data:

Shpërndaje:

Më shumë se 60 kompani nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për një Forum Biznesi të nivelit të lartë që synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ngjarja, e bashkëorganizuar nga Ambasada Greke në Shkup dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, mundësoi më shumë se 200 takime B2B (biznes me biznes), informoi Ambasada e Greqisë në Shkup.

Forumi u hap nga Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, dhe Sofia Filipidu, ambasadorja e Greqisë.

Ambasadorja Filipidu theksoi se ky forum përfaqëson një shembull të shkëlqyer se si dy vende fqinje, të cilat kanë kaq shumë të përbashkëta, mund të zhvillojnë dhe thellojnë lidhjet ekonomike në dobi të dy ekonomive.

Pjesëmarrja e lartë dhe numri i konsiderueshëm i takimeve B2B të sotme tregojnë qartë interesin për të kaluar nga diskutimi në veprime konkrete, deklarojnë nga Ambasada e Greqisë.

Delegacioni grek përbëhej nga përfaqësues të lartë nga Oda Ekonomike dhe Industriale e Athinës (ACCI), Federata Helenike e Ndërmarrjes (SEV), Shoqata e Eksportuesve Grekë (SEVE) dhe “Enterprise Greece”. Kompanitë greke pjesëmarrëse në forum përfaqësonin sektorë kyç ekonomikë, duke përfshirë ndërtimin dhe materialet e ndërtimit, energjinë, farmaceutikën, ushqimin dhe teknologjinë informatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...