Facebook ju lejon të shihni vetëm postimet e miqve

Data:

Shpërndaje:

Meta u ka mundësuar edhe një herë përdoruesve të rrjetit social Facebook të shohin vetëm postimet, historitë dhe videot e miqve në ‘feedin’ e tyre, pa reklama apo rekomandime.

Kompania vuri në dukje se me kalimin e kohës, Facebook ka zgjeruar aftësitë e grupeve, ka përmirësuar platformat e videove dhe reklamave, por “magjia e miqve” është zbehur ndërkohë dhe cilësimet e reja duhet ta kthejnë rrjetin social në rrënjët e tij dhe komunikimin me të dashurit, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi fillimisht hyri në fuqi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, dhe përdoruesit mund të prezantojnë vetë cilësimet e dëshiruara përmes skedës së re Friends.

“Si një vend për të parë kërkesat për miqësi dhe njerëzit që mund të njihni, skeda Miqtë tani do të shfaq historitë, burimet, postimet, ditëlindjet dhe kërkesat e miqve tuaj”, tha Meta në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Gjithashtu, kompania Meta thekson se rrjetet sociale “duhet të jenë vërtet sociale” dhe njoftoi se do të prezantojë më shumë eksperienca argëtuese, të thjeshta që do t’i lejojnë përdoruesit të lidhen më lehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...