Është shpallur thirrje publike për Masën 112 për ndihmë për bujqit e rinj për të filluar veprimtari bujqësore

Data:

Shpërndaje:

Është shpallur thirrje publike për Masën 112 përmes së cilës ofrojmë ndihmë për bujqit e rinj për të filluar veprimtarinë bujqësore. Vlera e grantit është 600.000 denarë ose 10.000 euro që paraqet 100% të shpenzimeve të bëra. Prioritet i Qeverisë dhe i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është zhvillimi i bujqësisë së vendit me theks të veçantë te bujqit e rinj, thonë nga Pres shërbimi i qeverisë.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është deri më 9 maj të këtij viti.

Kushtet të cilat duhet të plotësohen janë:

-personi që aplikon të jetë në moshë prej 18 deri në 40 vjeç,
-të jetë hera e parë që fillon me veprimtari bujqësore,
-të ndërmerr një ekonomi bujqësore ekzistuese ose të themelojë një të re,
-dhe të jetë i regjistruar në regjistrin unik të ekonomive bujqësore në 18 muajt e fundit.

“Përmes masave dhe projekteve, angazhimi ynë si Qeveri është të investojmë në zhvillimin e bujqësisë së vendit, ta bëjmë atë më të konkurrueshme në treg dhe të hapim vende të reja pune për të rritur të ardhurat e bujqve. Qeveria po ia kthen dinjitetin e humbur bujqve. Puna e tyre fillon të vlerësohet siç duhet”, thuhet në kumtesë.

Fokusi ynë është që investimet në bujqësi të jenë të leverdishme dhe për këtë arsye vazhdojmë me mbështetje intensive për sektorin bujqësor.

Të rinjtë kanë një mundësi të shkëlqyer për të nisur biznesin e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë që po krijojmë.

Premtuam, u obliguam dhe realizojmë. Qeveria mbetet e përkushtuar në sjelljen e masave dhe projekteve për bujqit, bëjnë të ditur nga Qeveria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Qeveria: Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë, ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut në gusht të vitit 2026 ka arritur në 2.6%, ndërsa në të njëjtin...

DZZHTI: Rritet interesi për investim në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro,...