Enver Hoxhaj në Strugë: Investime si “Hotel Ëmbla” i japin qytetit identitet modern dhe rrisin turizmin

Data:

Shpërndaje:

Struga po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi për shqiptarët kudo që ndodhen – dhe këtë e dëshmon edhe investimi më i ri në qytet, hoteli luksoz “Ëmbla”.

Në ceremoninë e hapjes, i pranishëm ishte edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për Ora24.tv theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

“Struga ka qenë gjithmonë një vend që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, por ky investim i jep qytetit një identitet modern dhe kushte të reja për zhvillimin e turizmit,” u shpreh Hoxhaj.

Ai shtoi se projekte të tilla janë një dëshmi konkrete e asaj që mund të arrijnë biznesmenët e suksesshëm shqiptarë kur vizioni dhe përkushtimi bashkohen.

“Ëmbla” pritet të sjellë një standard të ri në shërbimet hoteliere në Strugë, duke kontribuar në krijimin e një imazhi të ri për qytetin si një destinacion elitar turistik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...