Eksporton prej 25 vitesh drejt SHBA, sipërmarrësi shqiptar tregon si do të preket nga tarifa 10%

Data:

Shpërndaje:

Xhavit Hysenaj përfaqëson një kompani eksportuese të bimëve medicinale. Ai prej 25 vitesh shet sherbelë, dëllinjë dhe levando drejt tregut amerikan.

Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”, Hysenaj tregon se çfarë do të thotë për aktivitetin e tij një tarifë 10%.

“Kjo tarifë parashikon që produkti që unë shes, kur të zhdoganohet në SHBA t’i aplikohet një tarifë 10%. Kjo do të thotë që produkti shqiptar të dalë me një çmim të rritur në tregun amerikan. Në këto kushte, parterët tanë do të detyrohen të gjejnë bashkëpunëtorë të rinj më kosto të më lira ose do të më kërkojnë mua që të ulë çmimin e produkteve që blejnë nga Shqipëria. Një ulje me 10% e çmimit të sherbelës apo bimëve të tjera për ne eksportuesit do të thotë falimentim. Ne ende nuk e kemi marrë veten nga zhvlerësimi i monedhës amerikane jo më të paguajmë dhe kostot e një tarife 10%”, sqaroi Hysenaj.

Sipas tij, kompanitë kanë investuar miliona euro për të adaptuar teknologjinë e fundit në përpunimin e bimëve. Ndaj çdo kosto shtesë rëndon aktivitetin ekonomik.

Por në këtë luftë tregtare, secili kërkon t’i shkarkojnë kostot e rritura.

“Ne do të përpiqemi që këtë ulje çmimi që do të kërkojnë partnerët ta shkarkojmë te fermeri. Pra do t’i blejmë fermerit me një çmim më të lirë. Por a është në gjendje që fermeri shqiptar të mbajë një kosto të tillë? Është e pamundur, pasi fermeri ynë nuk ka asnjë mbështetje nga shtetit në këtë sektor”, tha Xhavit Hysenaj.

Por, si mund të zbuten efektet e një lufte të tillë tregtare?

“Vetëm nëse qeveria do të kthejë vëmendjen te prodhimi vendas, duke krijuar politika nxitëse të sektorëve që mbajnë peshë në eksportet vendase. Mallrat tonë në tërësi nuk janë konkurruese, pasi dalin me kosto më të larta për shkak se bujqësia në tërësi nuk mbështetet në të njëjtat nivele si vendet e rajonit”, përfundoi ai.

Në vitin 2024 Shqipëria eksportoi 7 miliard lekë produkte drejt SHBA. Nga kjo shifër rreth 60% janë vlera e bimëve medicinale dhe esencave.

Sipas të dhënave Shqipëria eksporton deri në 4800 tonë në vit bimë  medicinale drejt tregut amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...