Eksporti është rritur për 10,8 për qind, tejkaloi 6,6 miliardë euro për nëntë muaj

Data:

Shpërndaje:

Eksporti i mallrave nga vendi në periudhën janar – shtator 2026 arriti 6,62 miliardë euro dhe shënon rritje prej 10,8 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, importi është 9,18 miliardë euro, që paraqet rritje prej 7,9 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistika.

Në këtë periudhë është realizuar deficit tregtar prej rreth 2,56 miliardë eurove.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për periudhën janar-shtator të vitit 2026, është 408 167.8 milionë denarë dhe shënon rritje prej 10.83% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, për periudhën janar–shtator të vitit 2026, është 566 113.5 milionë denarë, që paraqet rritje prej 7.94% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Këmbimi tregtar sipas produkteve, bazuar në Klasifikimin Standard të Tregtisë Ndërkombëtare, tregon se pjesën më të madhe të eksporteve e përbëjnë: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre; grupet e telave të ndezjes dhe produkte të ngjashme për automjete, aeroplanë ose anije; pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1; si dhe katalizatorë të tjerë të mbajtësve.

Në import, më shumë përfaqësohen: platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri; metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri; vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze, me përjashtim të vajrave të papërpunuara; si dhe automjete të tjera motorike për transportin e udhëtarëve.

Në periudhën janar–shtator të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbëjnë 49.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.8% në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...