Durrësi nis sezonin turistik/ Turoperatorët: Presim më shumë pushues se vjet

Data:

Shpërndaje:

Muaji Maj shënon nisjen e sezonit turistik në Durrës, duke sjellë me vete jo vetëm ditët me diell, por edhe vizitorët e huaj.

Atmosfera pranverore, bashkë me përgatitjet e bizneseve lokale dhe operatorëve turistikë, e kanë kthyer tashmë qytetin në një prej destinacioneve më të kërkuara në bregun shqiptar.

“Grupi i parë i turistëve nga ardhur nga Austria, të cilët kanë preferuar që pushimet e tyre t’i bëjnë në pranverë”, shprehet Blerim Norja, operator turistik.

“Këtë vit sezoni turistik ka nisur më herët, pra në muajin Prill. Kemi prenotime. Kemi turistë nga e gjithë bota. Në periudhën Mars-Prill, ka pasur frekuentime nga britanikë, gjermanë dhe francezë”, shprehet Eduart Xhepa, operator turistik.

Turistët thonë se Durrësin e zgjedhin jo vetëm për pushimet buzë detit, por edhe për pasuritë historike dhe trashëgiminë kulturore që ofron.

“Jam nga Finlanda dhe vij për herë të parë në vendin tuaj. Unë jap mësim në universitet në Finlandë për zhvillimin e turizmit dhe është mbresëlënëse të shoh se si po zhvillohet turizmi këtu. Mendoj se njerëzit janë mjaft miqësorë dhe shumica flasin anglisht, por edhe ata që nuk dinë, mundohen të gjejnë mënyra të tjera komunikimi.”, shton turistja.

“Ne jemi nga Islanda dhe vijmë për herë të pare në Shqipëri. Do të shkojmë për të parë amfiteatrin, xhaminë Fatih dhe plazhin. Kemi ardhur të kalojmë disa ditë pushime”, shprehet turisti.

”Kemi ardhur për pushime në Durrës. Mendojmë se është çdo gjë mirë, ne fakt prisnim më shumë diell dhe mot më të ngrohtë, por për fat të mirë sot kemi diell”, tha turistja.

Durrësi po përgatitet të presë një numër edhe më të madh vizitorësh sesa vjet.

“Duhet të jemi me një shërbim me standarde dhe cilësi, që këta turistë që vijnë të kënaqën dhe të ikin me mbresa të mira nga Shqipëria”,tha Eduart Xhepa.

“Parashikohet që çmimet të jenë po të njëjta ose të ketë një rritje, po themi 5-10%”, tha Blerim Norja.

Investimet në infrastrukturë dhe promovimi i vlerave kulturore po e pozicionojnë Durrësin si një destinacion të vizitueshëm jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Tv Klan

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...