Durmishi: Për vitin 2025 është përcaktuar kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

Data:

Shpërndaje:

“Vendi ynë i sheh migrantët jo vetëm si fuqi punëtore, por si bartës të njohurive, përvojës, shkëmbimit kulturor dhe potencialit ekonomik. Përfshirja e rregulluar e punëtorëve të huaj kontribuon në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e industrive që kërkojnë punë intensive dhe stabilizimin e punësimit”, theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në konferencën rajonale për migrimin e fuqisë punëtore që po mbahet në Budvë, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe institucionet partnere nga rajoni.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot njoftuan se Durmishi ka mbajtur një panel diskutimin në të cilën me homologët nga rajoni është diskutuar për perspektivën rajonale për migrimim e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor.

“Që migrimi i fuqisë punëtore të jetë i suksesshëm, ai duhet të shoqërohet me politika sociale dhe integruese. Kjo do të thotë mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve, luftën kundër diskriminimit, respektimin e dallimeve kulturore dhe sigurimin e qasjes së barabartë në informacion dhe institucione”, tha ministri Durmishi.

Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut në përputhje me Ligjin për Punësimin dhe Punën e të Huajve, sigurohet mekanizëm ligjor i qëndrueshëm dhe i qartë, përmes të cilit punëtorët e huaj mund të përfshihen në ekonominë e vendit tonë, gjithmonë në përputhje me nevojat dhe standardet e brendshme.

Ligji parashikon vendosjen e një kuote vjetore për lejet e punës, e cila nuk duhet të kalojë 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të punësuar në vend”, tha Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...