Durmishi: Me investime, punësim dhe zhvillim lokal po luftojme krizen demografike

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmisi, sot mbajti një fjalim në panelin “Ndikimi dhe Adresimi i Sfidave të Trendeve Demografike”, si pjesë e ngjarjes kushtuar demografisë si një çështje strategjike për të ardhmen e vendit.

Ministri Durmisi theksoi se trendet demografike – siç janë rënia e shkallës së natalitetit, emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë – janë një realitet ekonomik që kërkon një qasje sistemike dhe zgjidhje afatgjata.

“Përgjigja jonë nuk është deklarative, por konkrete, proaktive dhe e bazuar në të dhëna dhe nevoja reale. Përmes investimeve në kapitalin njerëzor, masave aktive të punësimit dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik lokal, po ndërtojmë ekonominë e së ardhmes”, tha Ministri.

Si pjesë e politikave ekonomike që i përgjigjen drejtpërdrejt sfidave demografike, Ministri theksoi Planin Operativ për Punësim për vitin 2025, me vlerë prej 40 milionë euro, përmes të cilit mbi 10,000 qytetarë mbështeten me trajnime, stazhe, vetëpunësim dhe grante për sipërmarrësit e rinj. Një fokus i veçantë i kushtohet rajoneve që janë demografikisht më të rrezikuara.

“Vetëm me ekonomi të forta lokale mund ta zbusim efektin e migrimit dhe t’i mbajmë të rinjtë në komunitetet tona. Detyrimi ynë është të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë – pavarësisht se ku jetojnë”, tha Durmishi.

Ministri bëri thirrje për veprim të përbashkët dhe një koalicion më të gjerë shoqëror – midis institucioneve, sektorit të biznesit, akademisë dhe organizatave të shoqërisë civile – me qëllim ndërtimin e një ekonomie që do t’i përgjigjet realitetit, por edhe do ta ndryshojë atë për mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...