Drilon Iseni me profesion të ri: Jam në betejë të imazhit, avokatët kanë angazhim dinamik

Data:

Shpërndaje:

Avokati Drilon Iseni është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për të kaluarën e tij si drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe profesionin e tij si avokat.

Iseni tha se për momentin ndodhet në një betejë të imazhit, duke tentuar që ta prezantojë profesionin e tij të ri dhe ta zëvendësojë me atë të mëparshmin.

“Hapa zyrë të avokatisë, por që ka fokus të mbështesë bizneset dhe të jetë rrjedhim logjik i asaj që kam bërë tek OEMVP. Humbja ime nga jeta publike, nuk është spontane, por strategjike, pasi e kam betejë të imazhit se si ta nxjerr në sipërfaqe avokatin Drilon dhe ta humbi Drilonin e OMEVP-së. Secili ka nevojë të tërhiqet nga një pozicion ose situatë, që të reflektojë më mirë. Prandaj tani edhe prezenca ime nëpër media është e përkohshme dhe ka të bëjë me kapacitetin tim si avokat, por që i njeh rrethanat e biznesit”, tha Iseni.

E pyetëm për profesionin e avokatëve, ndërsa ai tha se ata kanë angazhim dinamik, por përmendi edhe konkurrencën jolojale.

“Avokatët kanë angazhim dinamik, gjithçka funksionon me afate, ndërsa koha është fikse dhe duhet të menaxhohet. Varësisht prej reputacionit që kanë avokatët, disa shërbime paguhen më shtrenjtë. Konkurrenca jolojale është prezentë edhe në profesionin tonë. Konkurrenca jolojale bëhet nga individë dashakëqij që keqpërdorin individët që kanë nevoja reale”, tha Iseni.

Sa i përket ndëmarrësisë në ditët e sotme, Iseni tha se ka ndryshime pozitive.

“Në përgjithësi nëse flasim për ndërmarrësinë të ekosistemit të start-upeve të reja ka ndryshime pozitive. Nëse më herët për një qytetar biznes ka qenë tregtia, ky fakt ka ndryshuar për të mirë, pasi kemi sektorë që përfshihen nga start-upet. Së fundi edhe shërbimet kanë marrë hov të madh dhe kemi biznese të reja në sfera të ndryshme. Kemi edhe kyçjen e grave në biznes që është për t’u përshëndetur”, tha Iseni./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

TOP 20 kompanitë e naftës në Maqedoni që fituan miliona?

Biznesi i tregtisë me naftë edhe në Maqedoninë e Veriut është një nga më profitabilët. Sipas të dhënave...

Vazhdon rritja e çmimeve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Produktet bujqësore në maj 2026 ishin 6.7 për qind më të shtrenjta krahasuar...

Specat në 290, domatet mbi 250 denarë – Çmimet dalin jashtë kontrollit në tregje

Domatet e kuqe kushtojnë 250 deri në 280 denarë për kilogram, domatet rozë kushtojnë 330 denarë, kastravecat kushtojnë...