Donald Trump zbulon se cilat pesë kriptovaluta do të jenë pjesë e rezervës strategjike, rritet menjëherë vlera e tyre

Data:

Shpërndaje:

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar emrat e pesë kriptomonedhave që do të përfshihen në rezervën e re kriptostrategjike të SHBA-së.

Këto janë Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën menjëherë pas njoftimit.

Donald Trump dëshiron që SHBA të bëhet “kryeqyteti i kriptove të botës”. Siç njoftoi ai në rrjetin e tij social Truth të dielën, pesë monedha janë vendosur të përfshihen në rezervën e re strategjike të kriptove.

Detajet rreth rezervës së re strategjike nuk dihen ende dhe më shumë informacion pritet të publikohet të premten, kur Trump do të presë Samitin e parë të Kriptove në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse do të kërkohet një akt i Kongresit për të krijuar rezervën.

Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën pas njoftimit të Trump, raportojnë BBC dhe Reuters.

Vlera e tri kriptomonedhave kryesore u rrit deri në 62 përqind të dielën. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, u rrit 11 për qind, ndërsa Ethereum u rrit afërsisht 13 për qind.

Trump nuk e fshehu entuziazmin e tij për kriptovalutat as gjatë fushatës presidenciale. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në janar të këtij viti, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi punues të ngarkuar me propozimin e ligjeve dhe rregulloreve të reja për kriptovalutat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...