Dimitrieska-Koçoska për vizitë pune në Turqi

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 5 maj – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska prej sot qëndron për vizitë pune treditore në Republikën e Turqisë, ku do të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë turke, me ç’rast do të marrë pjesë edhe në Samitin e 28-të Ekonomik Euroaziatik.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, gjatë vizitës ministrja Dimitrieska-Koçoska do të zhvillojë takime në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Tregtisë së Turqisë, përkatësisht me Ministrin e Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimsek dhe Ministrin e Tregtisë, Omer Bollat. 

Dimitrieska-Koçoska, po ashtu, do të marrë pjesë në Samitin e 28-të Ekonomik Euroaziatik, ku do të mbajë një fjalim hyrës. Samiti i cili i kushtohet temës “Botë më humane”, paraqet vendin ku do të marrin pjesë liderët euroaziatikë të cilët këtë vit do të flasin për temat aktuale të lidhura me ekologjinë, ekonominë, energjinë. inteligjencën artificiale, bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin shëndetësor dhe tema të ngjashme. Samiti, tradicionalisht organizohet nga Fondacioni Marmara.

Në përbërjen e delegacionit të udhëhequr nga ministrja marrin pjesë edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Financave Andriana Matlioska, shefja e kabinetit, njëherazi këshilltare e posaçme në Ministrinë e Financave, Katerina Antovska, si dhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova, Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...