Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik u ul për 4.7 pikë përqindje, vazhdojmë me konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Financave publikoi të dhëna mbi nivelin e borxhit publik në fund të tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik shënoi rënie prej 4.7 pikë përqindje, krahasuar me nivelin në fund të vitit 2024 dhe arrin në 57.7% të PBV-së ose rënie për 36 milionë euro në vlerë absolute.

“Këto të dhëna janë konfirmim i drejtpërdrejtë i politikave që po zbatojmë dhe trajektores sipas së cilës po lëvizim. Borxhi publik prej 62.4% të PBB-së në fund të vitit 2024, ra në 57.7%, që është rezultat i masave që po ndërmarrim për konsolidimin fiskal, masave për uljen e shpenzimeve joproduktive, si dhe përpjekjeve për rritjen e aktivitetit ekonomik”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shton se qëllimi për t’u destinuar drejt deficitit më të ulët buxhetor, në përputhje me rregullat fiskale prej 3% dhe borxhit publik nën 60% të PBV-së është i arritshëm, vetëm se kjo kërkon shumë përkushtim dhe përpjekje në çdo aspekt, si në anën e inkasimit të të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. Siç shtoi ministrja, ajo që është shumë e rëndësishme sa i përket Qeverisë është përkushtimi për realizimin e investimeve që do të sjellin norma më të larta të rritjes ekonomike, të cilat në periudhë afatgjate do të sjellin ulje të nivelit të borxhit”, thekson ministrja e Financave.

Ministria e Financave gjithashtu njoftoi lidhur me nivelin e borxhit shtetëror në tremujorin e parë të vitit 2025, i cili arrin në 50.1% të PBV-së dhe shënoi rënie prej 3.7 p.p. në raport me nivelin e borxhit shtetëror të publikuar më 31 dhjetor të vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi shtetëror në vlerë absolute arrin në 8,328.7 milionë euro, ndërsa borxhi publik arrin në 9,583.9 milionë euro.

Në tremujorin e parë, Qeveria, respektivisht Ministria e Financave realizoi pagesën e euroobligacionit në vlerë prej 500 milionë eurosh. Në këtë tremujor, u realizua gjithashtu pagesa e përgjithshme e detyrimeve bazuar në principalin e borxhit të jashtëm publik në vlerë prej 679.4 milionë eurosh, duke përfshirë edhe euroobligacionin.

Sipas dinamikës së përcaktuar, Ministria e Financave publikon nivelin e borxhit publik në nivel tremujor, ndërsa niveli i borxhit shtetëror publikohet në nivel mujor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks për energjinë elektrike + dhuratë kondicioner inverter

Në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për...

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...