Debat publik për rregullat e administrimit të garancive për origjinën e energjisë elektrike

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 5 mars – Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike MEMO SHPKNJP Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, sot organizon debat publik për rregullat për administrimin e garancive për origjinën e energjisë elektrike (Guarantees of origin, GOs).

Debatin publik, siç u paralajmërua, do ta hap ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në prani të përfaqësuesve të aktorëve përkatës në sektorin e energjisë, kompanive private dhe përfaqësuesve të odave ekonomike. Është parashikuar edhe fjalim i Zoran Gjorgjievskit, menaxher i MEMO SHPKNJP Shkup.

Garancioni për origjinën është dokument elektronik, qëllimi i të cilit është sigurimi i dëshmisë për konsumatorët se një pjesë ose sasi e caktuar e energjisë prodhohet nga burimet e rinovueshme të energjisë. Garancitë e origjinës përdoren në Bashkimin Evropian me qëllim monitorimin dhe verifikimin e origjinës së energjisë elektrike, me çka promovohet përgjegjësia ekologjike, transparenca dhe besimi i konsumatorëve në tregun e energjisë.

MEMO do të vendos dhe mirëmbajë regjistrin e Garancive të origjinës, gjegjësisht nxjerrjen e tyre, regjistrimin e transmetimit, njohjen, shfuqizimin ose anulimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...