Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%, sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie

Data:

Shpërndaje:

Është publikuar në fletoren zyrtare Akti Normativ me rregullat e reja më të ashpra për të gjithë ata që bëjnë ndërtime pa leje, ose shtesa pa leje nëpër ndërtesa. Vendimi i qeverisë me fuqinë e ligjit që ndryshon ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, parashikon konfiskim të objekteve që anë tejkalim të lejes mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore.

“1. Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, dhe për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij, konfiskohen për interes publik apo strehim social punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme.

  1. Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet, për 5 interes publik apo strehim social, i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.
  2. Konfiskimi kryhet me propozim të IKMT-së dhe me miratim të KKTU-së.
  3. Rregullat, procedurat dhe mënyrat përkatëse për prishjen apo konfiskimin për interes publik apo strehim social miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”, thuhet në neni 40/1 të parashikuar në akt normativ.

Po ashtu në aktin normativ parashikohet ngritja e ‘Listës së Zezë’ me biznese dhe individë që shkelin detyrimet ligjore në fushën e ndërtimit.

“Lista e zezë” është regjistri i të gjithë zhvilluesve, shoqëri ose individë, që shkelin parashikimet ligjore të zhvillimit të territorit, kontrollit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit, të cilët përjashtohen nga e drejta për të përfituar leje, sipas përcaktimeve të këtij ligji, për një periudhë 5-vjeçare”, thuhet në aktin normativ.

Në nenin 15 të këtij akti normativ është parashikuar edhe pezullim i lejes së ndërtimit nëse nuk nisin punimet brenda 1 viti nga marrja e lejes, ndërsa kur punimet nuk mbarojnë në afat vendos Këshilli i Ministrave nëse objekti do konfiskohet apo shembet.

“Në rast se punimet nuk kanë filluar brenda 1 viti nga data e miratimit të lejes së ndërtimit, atëherë leja konsiderohet e pavlefshme. Për punimet e filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit prej më shumë se 5 vjetësh dhe nuk është kërkuar shtyrja e afatit, sipas procedurave ligjore në fuqi pranë autoriteteve përgjegjëse, Këshilli i Ministrave miraton procedurën mbi mënyrën e përfundimit të punimeve, prishjen apo konfiskimin e ndërtimit”, thuhet në akt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...