Civici: Ja çfarë synon premtim i Trump për të bërë dollarin më të fortë

Data:

Shpërndaje:

Eksperti i ekonomisë, Prof. Dr. Adrian Civici i ftuar në programin ‘Sheshi i Dollarit’ foli lidhur me tarifat e vendosura dhe të planifikuara nga Trump të cilat po frikësojnë disa vende të botës.

Civici u shpreh se synimi i Trump është të tërheq investime të huaja në shtetin amerikan. Lidhur me vendin tonë, eksperti u shpreh se forcimi i dollarit nuk do të ketë ndonjë efekt negativ pasi transaksionet dhe remitancat në vendin tonë bëhen më pak në dollarë.

“Statusi si kombi më i favorizuar e kemi marrë në 1922 dhe në ‘92 ishte hera e dytë që përsëritej. Statusi i ‘92 ishte më i përgjithshëm, ishte për marrëveshje në fushën e biznesit, mbrojtja e patentave, pronësisë intelektuale. Tregon më tepër një bashkëpunim sesa lidhet më tepër me këto efekte. 24 vjet më pas nuk është se kemi pasur ndonjë përfitim të veçantë, për momentin dukemi shumë larg nga efektet që priten nga efektet e reja tarifore. Forcimi i dollarit është një projekt, premtim i Trump i aplikuar edhe në mandatin e parë për të bërë dollarin e fortë. Dollari është përballë një sulmi nga grupet e vendeve Brix që përpien që të bëjnë një monedhë të tyre. Po kërkojnë të eleminojnë dollarin nga transaksionet, si rezervë valutore dhe një nga monedhat e tyre të luaj rolin e dollarit dhe krijimin e një monedhe të përbashkët sa që duan të ndërtojnë një bankë botërore të tyre. Ekonomia amerikane, bursa, dollari janë në një lloj sulmi. Kanadaja dhe Meksika janë si vala e parë, unë mendoj që janë si një lloj paralajmërimi sesa në fokus është që ju nuk keni bërë politikat e duhura, emigracionin e paligjshëm.

Meksika ka më pak fuqi të reagojë, reagoi duke dërguar 10,000 trupa tregoi që do jetë më agresive ndaj karteleve të drogës, ndërsa Kandaja trajtohet se herët ose vonë do bëhet pjesë e SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...