BPV është rritur 3%

Data:

Shpërndaje:

Dy ditë të dhëna kaotike për sa është rritur Prodhimi Vendor Bruto në tre muajt e parë të vitit. Dje dhe sot, sipas Qeverisë rritja është 3.4%. Sipas EShS, rritja është 3%, por edhe 3.2% me të dhëna të adaptuara sezonale dhe kalendarike. Megjithatë, sot dilemën e shoi ministrja e financave.

“Por unë mendoj se thashë këtu 3% rritje të bruto prodhimit vendor, kështu që”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska.

Pasi u konstatua rritja, u prezantua edhe shkaku i rritjes. Një nga faktorët më të mëdhenj që ndikoi në rritje ishte shpenzimi final i amvisërive që u rrit për 7.1%, ose realisht për 2.1%. Kjo do të thotë që qytetarët kanë blerë 2.1% më shumë produkte se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por i kanë paguar 7.1% më shumë për shkak të inflacionit. Sipas ministres Dimitrieska-Koçoska, qytetarët shpenzojnë më shumë për shkak të pagave dhe pensioneve më të larta, dhe për këtë arsye nga sot fillon koordinimi më i mirë mes politikës fiskale dhe asaj monetare, gjegjësisht mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore për ta ulur inflacionin.

“Sa i përket inflacionit, do të shohim si do të zhvillohen gjërat më tej, e dini se kishte masa të ndërmarra nga ana e qeverisë dhe ajo pjesë po monitorohet, do të koordinohemi me politikën monetare dhe do të veprojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj sfidave që vijnë”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska.

Megjithatë, nuk pati përgjigje konkrete se çfarë masash do të merren dhe nëse do të “shtrëngohet rripi”, përkatësisht nëse do të de-stimulohet blerjet e qytetarëve, gjë që do të mund të bëhej përmes kufizimit të rritjes së pagave dhe kreditimit të qytetarëve. Ministrja theksoi se pret që të vazhdojë rritja e pagës mesatare, për shkak të mungesës së kuadrit të mjaftueshëm dhe garës për ta tërhequr kuadrin ekzistues përmes rritjes së pagave. Lufta kundër inflacionit do të zhvillohet edhe përmes rritjes së prodhimit bujqësor, uljes së importit dhe rritjes së eksportit.

“Tani sa i përket importit, po, ai tregues është shumë shqetësues dhe këtu nuk ka fjalë dhe ne si Ministri e Financave tani po përgatisim disa produkte shtesë, le të themi, përmes Bankës Zhvillimore, të cilat do të nënkuptojnë pak më shumë mbështetje për industrinë përpunuese”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska.

Sipas Ministres së Financave, edhe me ribalancin, projeksioni për inflacionin do të mbetet 2.2% në nivel vjetor, me çka do të jetë afër inflacionit në euro zonë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ruajtur stabilitetin monetar dhe për të mos mbivlerësuar denarin në raport me euron, siç është rasti tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...