BP: Vazhdon rritja dinamike e pagesave digjitale

Data:

Shpërndaje:

Vëllimi dhe vlera e transaksioneve të pagesave rriten dhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Mënyrat digjitale të pagesave vazhdojnë të shënojnë rritje veçanërisht të shpejtë, duke konfirmuar digjitalizimin dhe modernizimin në rritje të pagesave, njoftoi sot Banka Popullore.

Lidhur me pagesat me transferta kreditore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është rritur me 7,0%, ndërsa vlera me 15,3%, që tregon aktivitet të shtuar dhe shuma më të mëdha për transaksion.

Pagesat elektronike përmes kanaleve digjitale arritën një rritje dinamike vjetore prej 19,0% në numër dhe 29,3% në vlerë. Nga numri i përgjithshëm i transaksioneve të pagesave të iniciuara elektronikisht, 71,8% janë kryer përmes aplikacioneve celulare, duke konfirmuar rolin kryesor bankar celular në pagesat e përditshme.

Në të njëjtën kohë, pagesat me kartela pagesore në tregti vazhdojnë të rriten, dhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i transaksioneve u rrit me 9,9%, dhe vlera e tyre me 12,4%. Një rritje prej 9,9% është regjistruar në pagesat në pikat fizike të shitjes, si dhe në blerjet onlajn me 9,3%,  që tregon një përdorim më të gjerë dhe më të shpeshtë të kartelave në të gjitha kanalet e shitjes.

“Lëvizjet e përmendura konfirmojnë se përdoruesit po pranojnë gjithnjë e më shumë pagesa elektronike dhe me kartela, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të pagesave”, theksohet në komunikatën e Bankës Popullore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...