Bojkoti i marketeve, pa asnjë efekt, Qytetarët: Duhet të vazhdojë bojkoti për disa ditë

Data:

Shpërndaje:

Pavarësisht bojkotit të marketeve nga ana e qytetarëve, nuk shihet asnjë efekt në teren, pasi çmimet nuk kanë ndryshuar dhe përsëri çdo gjë është e shtrenjtë. Qytetarët mendojnë se bojkoti duhet të vazhdojë për disa ditë radhazi, që i njëjti të ketë efekt.

“Bojkoti duhet të vazhdojë edhe më tej që çmimet të ulen.”, – tha një qytetare.

“Më herët çmimet ishin shumë të ulëta dhe kishim mundësi të mbushim shtëpitë me ushqim. Tani çmimet janë shumë të larta dhe nuk kemi mundësi as gjërat elementare t’i blejmë. Është shumë me rëndësi që të vazhdojmë t’i bojkotojmë marketet, sepse përndryshe nuk ka efekt nëse vazhdojmë të blejmë.”, – tha një qytetare tjetër.

“Realisht bojkoti nuk kishte fare efekt, pasi ditën e nesërme dolëm dhe e pamë se nuk kishte ndryshim të çmimeve fare, por ishin rritur dyfish. Sigurisht se bojkoti duhet të vazhdojë, sepse nuk kishte efekt, pasi pjesa dërrmuese e qytetarëve kanë blerë nëpër markete dhe dyqanet ishin plot me konsumatorë. Çmimet duhet të ulen pasi pagat nuk na mjaftojnë për mbijetesë apo të vazhdojmë një jetë siç duhet.”, – u shpreh një qytetare.

“Duhet të vazhdohet bojkoti. Personalisht bojkotova ditën e premte, por nuk shoh ndonjë ndryshim. Nuk ka aspak ulje të çmimeve. Besoj se kjo punë kërkon shumë kohë që të zgjidhet, nuk mund të presim që brenda natës çmimet të pësojnë rënie. Por, ne si qytetarë duhet t’u bëjmë shtypje më të madhe autoriteteve dhe bizneseve me bojkot të vazhdueshëm. Në të kundërtën bojkoti njëditor apo dyditor, nuk do të bëjë ndryshime. Pra, është e nevojshme që bojkoti të përsëritet shumë herë.”, – u shpreh një qytetar.

“Atë ditë unë bojkotova, qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë standard jetese dhe këto çmime të larta. Nuk mjafton vetëm bojkot njëditor, është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë presion më të madh.”, – u shpreh një qytetare tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Qeveria uli akcizat, nuk do të ketë rritje në çmimin e derivateve

Qeveria në mbledhjen e sotme aktivizoi masat me të cilat akciza u ul katër denarë për dizelin dhe...

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA i kërkon dorëheqjen shefit të Ushtrisë Amerikane

Gjenerali Randy George pritet të dalë në pension nga posti i Shefit të 41-të të Shtabit të Ushtrisë...

„ Bozhinovska: Lidhje historike energjetike – Maqedonia dhe Shqipëria e përmbyllin hartën energjetike me linjë 400 kV “

Sot u zhvillua një ngjarje historike për sektorin energjetik maqedonas me vendosjen e gurthemelit për linjën 400 kV nga...