Bizneset nga trojet shqiptare bashkohen në Prekaz

Data:

Shpërndaje:

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe Ditës së Hotelerive, ka organizuar një mbrëmje festive, e cila nga tash e tutje do të jetë tradicionale.

Ky tubim, i cili bëri bashkë shoqata hoteliere nga vendi e rajoni është theksuar roli dhe kontributi i bizneseve në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka falënderuar të pranishmit që mundësuan organizimin e kësaj mbrëmjeje festive.

Sogojeva: Ju uroj suksese në të ardhmen

“Falënderoj gjithë kryesinë e Odës e veçanërisht kryetarët…Jam i kënaqur me këtë ekip dhe në emër të Skenderaj ju uroj sukses dhe të kaloni sa më mirë me babanë e muzikës, Afrim Muçiqi”, u shpreh Sogojeva.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka folur mbi rëndësinë e bizneseve për zhvillimin e vendit.

Nura: Bizneset nga të gjitha trojet shqiptare bashkohen në Prekaz

“Kam kënaqësinë që jam sot këtë event për të shënuar këtë integrim ndërshqiptar. Kjo është madhështia e këtij eventi sonte. Përveç se ka simbolikën, ka përmbajtjen. Ka simbolikën, sepse po mbahet në një vend me histori kontibut-dhënëse, ka përmbajtje se bizneset nga të gjitha vendet janë bërë bashkë. Përveç se ju krijoni bazën ekonomike për shtetet tona, jeni pasqyra më e mirë për shoqërinë shqiptare në përgjithësi”, tha Nura.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është zotur për vazhdimin e mbështetjes për bizneset edhe në të ardhmen.

Ibrahimi: Do të vazhdojmë përkrahjen për bizneset edhe në të ardhmen

“Në kohët më të vështira kemi bashkëpunuar me Odën e Hotelierëve, ka qenë iniciativë e kryetarëve të komunës që të përkrahet Oda e Hoteliereve. Jam i kënaqur që për një kohë kaq të shkurtër keni arritur këto suksese, dhe shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin dhe t’i keni krah komunat e Kosovës siç i keni pasur edhe në të kaluarën…Në emër të komunave ju garantoj se një bashkëpunim të sinqertë do ta kemi gjithmonë, sepse interesi është i përbashkët”, tha Ibrahimi.

Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë, Sadik Gashi.

Gashi: Jemi më të fortë kur jemi bashkë

“Sot janë mbi 400 mysafirë, hotelierë të gjithë ku po e mbajmë një festë dhe bashkëpunim me hotelierët, ngjarje e madhe, pasi neve si hotelierë na mungojnë këto që të jemi bashkë. Ne si Odë i mbrojmë interesat, të drejtat dhe fuqitë, kjo na forcon kur jemi bashkë”, tha ai.

Po ashtu në këtë mbrëmje festive pati edhe dhurata me prodhime vendore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes nga shteti për prodhuesit vendorë, teka të pranishmit me këngët e tyre i argëtuan këngëtarë të njohur si Afrim Muçiqi. Pjesë e kësaj feste ishte edhe këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...