Bisedë telefonike Trump-Von der Leyen, zbatimi i tarifave shtyhet deri më 9 korrik

Data:

Shpërndaje:

Më herët gjatë muajit, Trump kishte kërcënuar me një taksë prej 50 për qind mbi të gjitha produktet evropiane dhe kishte akuzuar bllokun me 27 anëtarë se ishte formuar posaçërisht për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, Trump kishte thënë se Unioni kishte qenë një interlokutor shumë i vështirë dhe se negociatat me të po shkonin në rrugë pa krye.

Duke reaguar ndaj lajmit të fundit, presidentja Von der Leyen deklaroi se BE dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë së bashku marrëdhënien tregtare më të ngushtë dhe më funksional në botë.

“Evropa është gati të çojë përpara bisedimet me shpejtësi dhe vendosmëri. Për të arritur një marrëveshje të mirë, na nevojitet kohë deri më 9 korrik”, tha Von der Leyen në një postim në rrjetin “X”.

Javën e kaluar, komisioneri evropian për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike, Maroš Šefčovič iu përgjigj kërcënimit të presidentit amerikan se Unioni është i angazhuar për një zgjidhje që “funksionon për të dyja palët dhe që është e bazuar tek respekti dhe jo kërcënimet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...