Bien kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

Data:

Shpërndaje:

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa për papunësi për herë të parë u ul për shtatë mijë javën e kaluar në dyqindenjëzetenjë mijë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës të publikuara të enjten.

Shifra ishte nën parashikimet e tregut prej 233 mijë dhe ishte më e ulët nga niveli i rishikuar lart i javës së kaluar prej 228 mijë, raporton KosovaPress.

Mesatarja lëvizëse katër-javore ishte 229 mijë e 500 – një rënie prej 6 mijë e 250 nga niveli i rishikuar lart i javës së kaluar prej 235 mijë e750.

Në qershor, ekonomia amerikane shtoi 147 mijë vende pune, më të larta se parashikimet prej 111 mijë.

Shkalla e papunësisë ra në 4.1 për qind në qershor nga 4.2 për qind në maj, nën vlerësimet e tregut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...