Bankat fituan mbi 300 milionë euro në vitin 2025, një pjesë e konsiderueshme nga provizionet

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Fitimet e sektorit bankar në vend vazhdojnë të rriten, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave vazhdon të vijë nga tarifat dhe provizionet që qytetarët dhe kompanitë paguajnë për shërbimet bankare.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore, bankat gjatë vitit 2025 realizuan mbi 118 milionë euro të ardhura neto nga provizionet dhe tarifat. Krahasuar me vitin paraprak, kjo paraqet një rritje prej rreth 3 milionë eurosh ose 2,7 për qind.

Njëkohësisht, fitimi i përgjithshëm i sektorit bankar arriti në afro 304 milionë euro, që është rreth 21 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Kështu, më shumë se një e treta e fitimit total të bankave vjen nga provizionet e arkëtuara.

Në Maqedoni operojnë 12 banka, dhe një pjesë e tyre tashmë kanë paralajmëruar korrigjime të reja të tarifave dhe rritje të tarifave për disa shërbime, gjë që ka shkaktuar reagime në opinionin publik dhe ka hapur pyetje mbi arsyeshmërinë e këtyre kostove.

Guvernatori i i Bankës Popullore Trajko Slaveski vlerësoi se bëhet fjalë për shërbime që përdoren çdo ditë si nga qytetarët ashtu edhe nga kompanitë, prandaj çështja e lartësisë së tarifave meriton një debat më të gjerë publik.

Ai theksoi se Banka Qendrore aktualisht nuk ka mundësi ligjore të ndërhyjë drejtpërdrejt në përcaktimin e provizioneve bankare, por konsideron se duhet të shqyrtohen mundësitë për plotësimin e kornizës ligjore, sipas shembullit të disa vendeve evropiane, ku ekzistojnë mekanizma për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e kushteve të drejta për përdorimin e shërbimeve të pagesave.

Ndaj qëndrimit të guvernatorit reagoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila deklaroi se tarifat dhe provizionet që arkëtojnë bankat nuk janë një fushë që aktualisht rregullohet me ligj.

Debati për provizionet bankare vjen në një periudhë kur fitimet e bankave po shënojnë rritje të vazhdueshme, ndërsa një pjesë e klientëve shprehin pakënaqësi për shkak të paralajmërimeve për shtrenjtimin e mëtejshëm të shërbimeve.

përcjell Zhurnal.mk .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

KE propozon gjysmë miliardë euro për bujqit e BE-së, a duhet të ndihmohen edhe bujqit e Maqedonisë së Veriut?

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Paketa parasheh përdorimin e rezervës bujqësore në kuadër të politikës së përbashkët bujqësore...

Mickoski fton kompanitë turke: RMV ofron partneritet dhe mundësi të reja

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot po qëndron për vizitë pune në Turqi...

Ministria e Financave: Nga 230 milionë euro për kompanitë vendore nga kredia hungareze, janë realizuar 92 për qind e mjeteve totale përcjell Zhurnal.mk...

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Financave ka kryer transferimin e 131 milionë denarëve nga Buxheti qendror...

ASK: Mbi 762 mijë vizitorë në Kosovë gjatë vitit 2025, rritje e ndjeshme e turizmit

Prishtinë,10 qershor, Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin vjetor për Statistikat e Hotelerisë...