Ata që duken më të pasur kanë më shumë gjasa punësimi

Data:

Shpërndaje:

Në biznes dhe në lidhje biznesi, përshtypjet e para mund të krijojnë ose të shkatërrojnë një marrëdhënie të mundshme të suksesshme.

Si një rregull, ju nuk duhet të gjykoni një libër nga kopertina e tij, supozimet janë receta e keqkuptimeve dhe keq-komunikimeve. Por është fatkeqësisht në natyrën njerëzore të bëjë gjykime të shpejta për njerëzit bazuar se si prezantohen dhe si qëndrojnë ata.

“Gjatë kohës, fytyra juaj për një kohë të gjatë reflekton dhe zbulon përvojat tuaja”, shpjegoi profesori i psikologjisë Dr. Nicholas Rule, njëri prej bashkë-autorëve të studimit, në një përmbledhje të zbulimeve. “Edhe kur mendojmë se nuk po shprehim diçka, mbetjet e atyre emocioneve janë ende aty”.

Studiuesit fotografuan dy grupet e studentëve, një grup me familje me të ardhura më pak se 60,000 dollarë dhe një tjetër grup me mbi 100 000 dollarë. Ata në fotografi kishin shprehje tërësisht neutrale të fytyrës. Pastaj një tjetër grupi të studentëve iu kërkua të shikonin në fotografi dhe të tregonin se cili dukej i varfër e cili i pasur.

Pa asgjë tjetër përveç instiktit, studiuesit zbuluan se studentët ishin në gjendje të klasifikonin njerëzit saktë me 53 për qind saktësi, pak më lart se një rezultat 50/50. Studiuesit shënuan se gjinia apo raca nuk ndikoi në rezultate.

Bashkë-autorja Thora Bjornsdottir gjithashtu identifikoi se shprehjet neutrale janë më zbulueset të prapavijave shoqërore.

“Dikush mund të maskojë klasën e tij shoqërore duke shfaqur një shprehje më pozitive emocionale”, shkruan bashkë-autorët. “Nëse shfaqeni më të lumtur mund të perceptoheni si të klasës së lartë”.

Njëri prej përfundimeve më domethënëse të studimit tregoi se si përshtypjet e para mund të kenë ndikim në situata si punësimi. Punëdhënësit të cilët synojnë të shmangin paragjykimet e klasave shoqërore duhet të jenë të vëmendshëm ndaj kësaj.

“Pjesëmarrësit vlerësuan të synuarit të pasur si më të përshtatshëm për punësim se sa ata të varfrit”, shkruan bashkë-autorët. ‘’Dukshëm, të dy pjesëmarrësit me dhe pa përvojë punësimi shfaqën paragjykime në favor të të pasurve’’.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...