Apple planifikon të censurojë lakuriqësinë dhe zhveshjen në thirrjet FaceTime

Data:

Shpërndaje:

Apple planifikon të prezantojë një opsion në sistemin e ri operativ iOS 26 që automatikisht i ndërpret thirrjet FaceTime, nëse zbulon se dikush po zhvishet ose po tregon lakuriqësi gjatë një video-thirrjeje.

Funksioni i ri është tashmë i pranishëm në versionin e parë beta të zhvilluesve dhe, sipas informacionit të publikuar nga portale të shumta teknologjike, sistemi përdor analizë të përparuar të imazhit direkt në pajisje për të njohur “përmbajtjen e ndjeshme” dhe për të reaguar menjëherë duke ndaluar si sinjalin video ashtu edhe atë audio, me një mesazh paralajmërues për përdoruesin, transmeton Telegrafi.

Ky opsion, i prezantuar zyrtarisht si pjesë e sistemit të sigurisë së Apple të quajtur “Siguria e Komunikimit”, fillimisht kishte për qëllim të mbronte fëmijët nga përmbajtja e padëshiruar eksplicite, por testet beta kanë treguar se është aktiv edhe për përdoruesit e rritur, edhe kur është i çaktivizuar në cilësime.

Paralajmërimi që shfaqet thotë: “Audio dhe video janë ndërprerë sepse mund të jeni duke shfaqur diçka të ndjeshme. Nëse ndiheni në siklet, duhet ta ndërprisni thirrjen”.
Përdoruesve më pas u ofrohet mundësia të vendosin vetë nëse do ta vazhdojnë apo do ta ndërpresin thirrjen.

Disa përdorues kanë raportuar tashmë raste ku thirrja është ndërprerë edhe pa u shfaqur lakuriqësia e vërtetë, gjë që ngre shqetësime shtesë në lidhje me saktësinë e algoritmit.

Sidoqoftë, Apple mund ta përmirësojë më tej këtë veçori deri në kohën kur iOS 26 të publikohet zyrtarisht, gjë që pritet në vjeshtë me iPhone-ët e rinj, dhe madje ta kufizojë funksionimin e saj ekskluzivisht në llogaritë e përdoruesve të fëmijëve.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, testi i vërtetë i këtij vendimi ende nuk ka ardhur, kur bisedat e përditshme të përdoruesve përballen me “pauza” të padëshiruara për shkak të dyshimeve për lëkurë shumë të ekspozuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...