Ajri më i pastër për qytetarët me centralet e reja të gazit

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 12.09.2026 „Kur flasim për kthesë të gjelbër, flasim për ndryshime konkrete. Prandaj pikërisht janë të rëndësishme investimet në teknologji të reja dhe më efikase, veçanërisht kur bëhet fjalë për Shkupin dhe luftën kundër ndotjes së ajrit“, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hodha, në vënien e sotme në përdorim solemn të centralit të ri kogjenerativ të kompanisë „Tessa Energy“ në Çair të Shkupit.

Në ngjarje, ku folën edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe përfaqësues të kompanisë, u prezantua faza e parë e ciklit të investimeve, me vlerë prej 2.5 milionë eurosh. Centrali është i pajisur me dy motorë gazi me efikasitet të lartë, të cilët prodhojnë njëkohësisht 2.1 MW energji elektrike dhe 2.6 MW energji termike, duke arritur një shfrytëzim total energjetik deri në 90%.
Ministri Hoxha theksoi se investimi i „Tessa Energy“ dëshmon se sa e rëndësishme është përgjegjësia e të gjithë faktorëve në energjetikë dhe industri për arritjen e ndryshimeve pozitive në mjedisin jetësor, si dhe potenciali i sektorit privat për investime në teknologji më të pastra.
Përmes këtij sistemi, nxehtësia e mbetur nga prodhimi i energjisë elektrike transferohet në sistemin e „Energy Ecolink“ dhe shfrytëzohet për ngrohjen e ujit për rreth 500 amvisëri dhe 14 institucione në komunat e Çairit dhe Butelit.
Njëkohësisht, në ngjarje u paralajmërua edhe faza e dytë e investimit, e cila parashikon ndërtimin e një termocentrali të ri kogjenerativ me fuqi të instaluar prej 10.5 MW, me çka sistemi i ngrohjes qendrore përforcohet dhe rritet prodhimi vendor i energjisë elektrike.
„Investimet e tilla dëshmojnë se zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor mund të ecin së bashku dhe të sjellin përfitime konkrete për qytetarët“, porositi ministri Hoxha, duke uruar realizimin e suksesshëm të projektit.
    

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...