Afati deri më 25 prill, DAP me orar të zgjatur të punës për pranimin e fletëparaqitjeve për 04 të TVSH-së

Data:

Shpërndaje:

Drejtoria e të ardhurave publike, në përgjigje të kërkesave të kontabilistëve dhe tatimpaguesve, po ndërmerr aktivitete me qëllim të ofrimit të mbështetjes për zgjidhjen e shpejtë të çështjeve teknike dhe administrative gjatë përdorimit të sistemit për e-shërbime tatimore, si mbështetje në procesin e dorëzimit të fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së. Me qëllimin të sigurohet dorëzim i pandërprerë i fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së për këtë periudhë tatimore, ekipet e IT-së së DAP-it do të punojnë edhe në orët e pasdites, kumtuan nga DAP.

Procesi i dorëzimit të fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, siç bëjnë me dije nga DAP, po ecën pa probleme dhe që nga dita e djeshme, nga 40,885 që janë pritur, gjithsej 12,202 tatimpagues kanë paraqitur fletëparaqitjet 04 të TVSH-së që paraqet afro 30 për qind të numrit të përgjithshëm të tatimpaguesve që duhet të dorëzojnë fletëparaqitjet 04 të TVSH-së.

Nga DAP apelojnë që tatimpaguesit të cilët janë të detyruar të dorëzojnë fletëparaqitje 04 të TVSH-së për këtë periudhë tatimore, dhe ende nuk i kanë dorëzuar ato, që sot të dorëzojnë tek kontabilistët e tyre dokumentacionin e nevojshëm për të përmbushur detyrimet e tyre tatimore deri në afatin ligjor 25 prill 2025 (e premte).

“Dorëzimi me kohë i  fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe faktor kyç për stabilitet financiar dhe për ndërtimin e besimit te institucionet, thonë nga DAP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...