Aeroporti i Vlorës përgatitet për nisjen e fluturimeve, 100 vende të lira pune

Data:

Shpërndaje:

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po kryen përgatitet për nisjen e punës dhe është në kërkim të stafit që do të shërbejë në të.

Aktualisht, sipas kompanisë, janë 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.

Aeroporti i ri është në ndërtim e sipër. Punimet për ndërtimin e Aeroportit kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025.

Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.

Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve në zonën e manovrimit.

Aeroporti i tretë në vend, i vendosur vetëm 10 km në veri nga qyteti Vlorës, do t’u japë njerëzve  akses në të gjithë bregdetin jugor dhe Rivierën Shqiptare. Ky aeroport do të jetë një mundësi më shumë për turistët e huaj, për të aksesuar bregdetin e mrekullueshëm të jugut, por edhe një urë lidhëse e re e Shqipërisë me vendet e tjera.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...