A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale?

Data:

Shpërndaje:

Të hënën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar të gjitha agjencitë federale të ndalojnë dhënien e granteve dhe kredive federale, sipas një memorandumi të brendshëm.

Për të sqaruar këtë çështje, Safet Gërxhaliun, njohësi i ekonomisë në vend,  ka dhënë një pasqyrë të ndikimeve që mund të ketë ky vendim në Kosovë.

Gërxhaliu thekson se partneriteti i Kosovës me SHBA-në është shumëdimensional dhe ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, çdo tkurrje e ndihmave për Kosovën do të ndikonte negativisht në administratën shtetërore, sektorin privat dhe veçanërisht në sektorët prodhues.

“Partneriteti i Kosovës dhe SHBA-së është i një rëndësie multi-dimensionale. Në këtë drejtim, çdo tkurrje e ndihmave për Kosovën do të jetë në dëm të administratës, në dëm të sektorit privat dhe në veçanti do të dëmtohet sektori prodhues. Dua të besoj që këto masa të proklamuara të hënën do të jenë kalimtare sepse është ngrirë për tri muajt e ardhshëm. Por, ajo çfarë e veçon Kosovën nga vendet tjera të botës, në veçanti të Ballkanit Perëndimor është se këto masa po ndodhin në kohën kur Kosova është nën sanksionin e Bashkimit Evropian, sanksione ekonomike të cilat kanë pas një kosto afër dy miliardë euro. Në këtë drejtim kjo ndalesë apo ngrirje e ndihmave do të jetë me efekte negative për administratën, për sektorin privat në Kosovë dhe në veçanti për prodhimin dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë”, tha ai për Telegrafin.

Por, është koha siç u shpreh Gërxhaliu që institucionet të gjejnë një mbështetje alternative deri në një moment të caktuar.

“Por definitivisht partneriteti dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i një rëndësie multidimensionale për Kosovën dhe nuk ka asgjë përveç partneritetit strategjik”.

Ai tutje beson se këto masa të shpallura nga SHBA-ja do të jenë kalimtare, pasi ato janë parashikuar të jenë të përkohshme.

“Besoj që projektet e filluara do të jenë në vazhdimësi, mirëpo për tre muaj besoj që nuk mund të priten projektet e reja dhe kjo do të jetë kostoja që do ta paguaj Kosova. Po nuk është vetëm Kosova edhe vendet tjera të botës. E tëra kjo është nën ri-dizajnim të ri të SHBA-së… nuk dëshirojnë të investojnë në diçka që nuk është në vizion apo me objektivat strategjike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E shoh këtë ngrirje si një analizë interne për një qasje të re ku dhe në çfarë formë të investohet në të ardhmen dhe si të ndihmojnë shtetet në mënyrë që të ketë efekte pozitive në shumë dimensione”, vlerësoi njohësi i ekonomisë.

Siç vlerësoi ai kjo situatë është pjesë e një ri-dizajnimi të mundshëm të politikave amerikane të ndihmave.

“Duhet të kuptohet që sa i përket administratës publike, USAID-i amerikan ka luajtur një rol të madh përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapacitetit profesionale të të punësuarve, në rend të dytë kemi pas klaster të shumtë apo organizata joqeveritare që janë marrë me ngritjen në kapaciteteve të sektorit privat, qoftë në certifikim, standardizim, në prodhim apo në ndërkombëtarizim dhe nëse do zgjasin këto masa më tepër, do të ketë edhe tkurrje të të punësuarve në këto organizata jo qeveritare. Është koha kur duhet mobilizim e argumentim, të jemi pro biznesit, pro partneritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t’i bindim miqtë dhe aleatë ndërkombëtarë që jemi nën rrugë të drejtë”, ka thënë ndër të tjera Gërxhaliu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni arrin në 4.8 për qind

Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në maj 2026, krahasuar me prillin 2026, ishte 0.6%. Në...

Mbi 76 mijë qytetarë në Maqedoni jetuan me ndihmë sociale vitin e kaluar

Gjatë vitit 2025, 76,250 persona përdorën mbrojtje sociale në vend. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë...

Ministri Nikolloski thotë se Maqedonia e furnizon me kerozinë Aeroportin e Prishtinës

Ne jemi i vetmi shtet që, në kohën e krizës globale në aviacion, po hap destinacione të reja...

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...