Sa para’ ka mbledhur KPP në 2024 nga tenderat? – Buxheti i shtetit arkëtoi 59 milionë lekë tarifa financiare

Data:

Shpërndaje:

Komisioni i Prokurimeve Publike, në muajin dhjetor të vitit që lamë pas ka regjistruar 90 ankesa për prokurimet publike. Por, referuar të dhënave të Buletinit të Komisionit të Prokurimeve Publike, për vitin 2024 ka regjistruar në total, 1152 ankesa nga operatorët ekonomikë.

Në po të njëjta të dhëna, llogaritet se në gjithë vitin 2024, janë arkëtuar në total rreth 172.8 milionë lëkë tarifa financiare, si garanci për procedurat e prokurimit ndaj operatorëve ekonomikë. Këto tarifa fiananciare, të cilat i janë kthyer operatorëve ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit, janë rreth 127.1 milionë lekë

Por sa para do të depozitohen në buxhetin e shtetit ndaj procedurave tenderuese?

Sipas Buletinit, përgjatë vitit 2024, gjithsej janë rreth 59 milionë lekë tarifa financiare për t’u derdhur në buxhetin e shtetit, kjo pas përfundimit të shqyrtimit të procedurave prokuruese.

Ndërkohë, qeveria shqiptare ka ndryshuar afatet e ankimimit për të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët marrin pjesë në procedura prokurimi.

Tashmë subjektet, do të mund të ankohen pranë KPP brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit nga institucioni shtetëror për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar dhe brenda 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar. Ankesat deri më tani, mund të bëheshin brenda 5 ditëve.

SCAN tv

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...