Shifrat e INSTAT për 2024, hekurudhat, udhëtuan më pak njerëz dhe u transportuan më pak mallra

Data:

Shpërndaje:

Në pritje të ri-zgjimit, hekurudha shqiptare preku “pikën e vdekjes” vitin e shkuar. Në 12 muajt e lënë pas me tren udhëtuan vetëm 7 mijë e 740 pasagjerë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në krahasim me vitin 2021, numri i udhëtarëve në trena ra me mbi tre herë.

“Sektori hekurudhor ka qenë një sektor disi i fjetur pas viteve 1990 dhe fokusi ka qenë te mënyrat e tjera të transportit”, shprehet Eriola Muka.

Në linjë me rrudhjen e numrit të pasagjerëve ka shkuar edhe transporti i mallrave. Vitin e shkuar u transportuan me anë të hekurudhës 542 ton mallra nga 550 gjatë 2023-shit. Qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përbënë pjesën dërrmuese, mbi 98 për qind të mallrave të transportuar në12 muajt e lënë pas.

“Vitet e fundit janë shfrytëzuar për të kryer studime fizibiliteti me qëllim rehabilitimin e linjave ekzistuese apo ndërtimin e atyre të rejave”, shton Muka.

Kjo në një kohë që linja hekurudhore në shfrytëzim u rrit në 253 kilometër nga 204 kilometër që ishte një vit më parë. Por panorama në Hekurudhën Shqiptare pritet të ndryshojë shpejt. Pas Tiranë Durrës me zgjatim në aeroportin e Rinasit, punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm edhe për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Gjithashtu në vijim pritet ndërtimi i infrastrukturave hekurudhore Durrës-Pogradec dhe Durrës-Prishtinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...

Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi...