Sa ndikoi pandemia në rritjen e sigurimit të jetës?

Data:

Shpërndaje:

Që prej pandemisë, shqiptarët janë ndërgjegjësuar më shumë për sigurimin e jetës së tyre. Në kushtet kur COVID-19 shkaktoi një numër të madh vdekjesh, sigurimi i jetës do të garantonte mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor, por gjithashtu edhe përfitim financiar për familjarët e personit që humbte jetën.

Si rezultat i karantinimit, në 2020 do të kishim një rënie drastike të numrit të kontratave, por me hapjen graduale, në 2021 pati një “boom” kontratash për sigurimin e jetës.

Statistikat zyrtare tregojnë se nga 2020 në 2021 është shënuar rritja më e madhe ndonjëherë në sigurimin e jetës, konkretisht një shtim me 17% të shifrës së kontratave.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nga periudha para pandemisë në atë pas pandemisë, nëse bëjmë një kapërcim të madh të viteve, pra një krahasim të vlerës së primeve në 2019 dhe në 2024, ka një rritje me 70% të shumës së tyre.

Në një hark kohor prej 7 vitesh, tregu i sigurimit të jetës ka pasur një rritje të qëndrueshme. Në 2024, të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 2 miliardë lekë, rreth 11.3% më shumë se në 2023.

Ndërsa për sa i takon numrit të kontratave, ka pasur një shtim me 13%. Pavarësisht këtyre rritjeve, vlera e primeve vijon të mbetet në nivele tepër të ulëta në krahasim me sigurimet e jo-jetës.

Së fundmi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka licencuar edhe një kompani të re të sigurimit të jetës. Bashkë me të, numri i shoqërive të sigurimit në vendin tonë arrin në 9.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...

Shtrenjtohet sërish ari

Çmimi i arit sot është sërish në rritje në tregjet botërore, duke vazhduar rimëkëmbjen pas rënies në mes...

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

Fondi shtetëror i pensioneve ka mungesë prej rreth një miliard euro në vit për pagesat e pensioneve, dhe...

Mickoski thotë se kursimet ditore të qytetarëve në dizel janë më shumë se 250.000 euro

Nëse nuk do të ishte marrë vendim për uljen e akcizës, çmimi i karburantit dizel do të kishte...