Euro po forcohet, bizneset me shpresa

Data:

Shpërndaje:

Euro po shfaq tendenca të forcimit. Pas 5 muajsh në rënie të ndjeshme euro po i afrohet nivelit të 100 lekëve. Për 99.71 lekë po këmbehet monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Shifër e cila përkon dhe me nivelin më të lartë të arritur që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Një euro në rritje shihet si një shpresë për një sër sektorësh në vend që prej vitesh vuajnë zhvlerësimin e kësaj monedhe. Shkak të së cilës Banka e Shqipërisë rendit prurjet nga turizmi, remitancat, por dhe investimet e huaja direkte.

Nivelin më të lartë euro në 2024 e kishte në janar ndërsa tendenca rënëse u thellua ehde më shumë në muajin maj. Niveli më I ulët u arrit në nëntor 2024 me 98.2 lekë ndërsa fundi i janarit po shfaq shpresa.

Por tendenca të tilla në raportin e Fondit Monetar ndërkombëtar shihen me shqetësim nëse euro arrin në niveli në viti 2022 ku shkëmbehej për 120 lekë.

Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në tregun valutor në 2024 me qëllim stabilizimin e euros. Por FMN rekomandon se Banka duhet të lejojë që kursi I këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël me tregun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...