Muharremi: Krizat kërkojnë menaxhim të matur, jo eskalim

Data:

Shpërndaje:

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka theksuar se menaxhimi i krizave është një detyrë e rëndësishme për ata që mbajnë pozita të larta publike.

Ai ka komentuar se shpallja e “rritjes ekonomike rekord” në kohë inflacioni mund të përkeqësojë situatën, duke nxitur rritjen e çmimeve.

Sipas tij, krizat kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të mençur, dhe jo një eskalim që mund të shkaktojë pasoja të tjera negative.

“Tani Ministri po ankohet se ka pasur shumë kriza gjatë mandatit. Metëvërtetë, ndonjëherë yjet ‘konspirojnë’ kundër nesh! Por është detyrë e jonë, sidomos kur kemi poste të larta publike, të përpiqemi të jemi sa më të urtë dhe të zgjuar që mundemi për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme me kohë. Jo të deklarojmë “KEMI RRITJE EKONOMIKE REKORDE” në kohë inflacioni, sepse kjo vetëm sa e stimulon rritjen e çmimeve. Nuk ishte qeveria gjermane ‘naive’ që e gjynjëzoj ekonominë e vet artificialisht dhe flirtoj me recesionin për të shkatërruar (JO STIMULUAR) kërkesën në treg. Secila krizë kërkon menaxhim të matur, jo eskalim. Pra, problemi nuk është vetëm tek krizat, por edhe tek mënyra se si ato menaxhohen”, shkroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Sot KRRE publikon çmimet e reja të karburanteve

Sot Komisioni Rregullator për Energjetikë do të publikojë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Të hënën e kaluar,...

Euro sot në Maqedoninë e Veriut – Kursi zyrtar nga BPRMV

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore, kursi mesatar i këmbimit të euros sot është 61.6950...

Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve të naftës, Qeveria do të ndërhyjë

Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do...

Ministria e Transportit shpall konkurs për 15 pozita të reja pune

Ministria e Transportit ka publikuar disa shpallje në faqen e Agjencisë për Administratë për plotësimin e 15 vendeve...